Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skandali i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas marrjes në pyetje për më shumë se 3 orë

    Shkeljet e rregullave të qarkullimit, Policia e Tiranës gjobit 78 këmbësorë në 24 orët e fundit

    Fenomeni El Niño arrin intensitet rekord, ekspertët paralajmërojnë muaj edhe më të nxehtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » U kap me 38 kg kokainë në Francë, dënohet me burg dhe me 1.1 milionë euro gjobë violinisti shqiptar (EMRI)
    Aktualitet

    U kap me 38 kg kokainë në Francë, dënohet me burg dhe me 1.1 milionë euro gjobë violinisti shqiptar (EMRI)

    October 12, 2026
    U kap me 38 kg kokainë në Francë, dënohet me burg dhe me 1.1 milionë euro gjobë violinisti shqiptar (EMRI)

    Violinisti shqiptar Beng Bakalli është dënuar me 3 vite burg në Francë, 1 me liri me kusht dhe me 1.1 milion euro gjobë për trafik kokaine.

    Gjykata Penale e Nicës e dha vendimin më 9 tetor për babain e katër fëmijëve. Gjoba korrespondon me vlerën e ngarkesës së 38.3 kilogramëve kokainë që iu sekuestruan në arrestimin e tij në gusht të këtij viti. Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burg.

    Violinisti, i cili ishte anëtar me kohë të pjesshme i Orkestrës Simfonike të Bourgogne-Franche-Comté, u ndalua pranë kufirit franko-italian më 10 gusht.

    Doganierët kontrolluan një automjet Citroën C5 Aircross, të drejtuar nga Bakalli në pikën e pagesës së tarifës rrugore në La Turbie, në autostradën A8, në departamentin Alpes-Maritimes. Poshtë tapetit të dyshemesë së makinës, ata zbuluan një sasi të madhe droge, konkretisht 38,33 kilogramë kokainë, me një vlerë që, nëse shitej në treg, do të kalonte një milion euro.

    Por kjo nuk ishte e gjitha. Ndërsa muzikanti ndodhej në paraburgim në Nicë, hetuesit kontrolluan banesën e tij në Besançon, ku gjetën 90.000 euro, si dhe katër armë zjarri të kategorive B dhe C dhe një sasi të madhe municionesh.

    Lidhur me shumën e madhe të parave të gatshme, i dyshuari kishte deklaruar se ato ishin një dhuratë nga babai i tij, Hassan Bakalli, gjithashtu violinist. Ndërsa për armët dhe municionet, ai kishte shpjeguar se merrej me qitje sportive.

    Më herët, Bakalli, i cili nuk rezulton se ka precedent penalë, tha se kontratën e kishte siguruar përmes disa të njohurve gjatë një udhëtimi në Shqipëri, kundrejt një pagese prej 20.000 eurosh.

    “Nuk arrij ta shpjegoj se si përfundova në këtë situatë”, deklaroi ai gjatë marrjes në pyetje.

    Beng Bakalli, 45 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe i vendosur në Francë që prej vitit 1991, është violinist profesionist. Ai ka studiuar në disa konservatorë në Francë, në Lion, Dijon dhe Besançon, dhe është anëtar me kohë të pjesshme i Orkestrës Simfonike Victor-Hugo Bourgogne-Franche-Comté (OVH).

    Në kohën kur ndodhën ngjarjet, drejtuesit e orkestrës kishin theksuar se “arrestimi nuk kishte ndodhur gjatë angazhimeve të tij me OVH-në” dhe se “nga 71 muzikantët që përbëjnë orkestrën, 30 janë anëtarë të përhershëm, ndërsa 41 të tjerët punojnë me angazhime të përkohshme. Ai bën pjesë në kategorinë e dytë”.

    Nga ana e saj, Bashkia e Besançonit kishte deklaruar në atë kohë se bëhej fjalë për “veprimin e një individi të vetëm, i cili nuk duhet të ngatërrohet me Orkestrën Victor Hugo”.

    38.3 kilogramë kokainë arrestim për drogë dënim me kusht dënim në Francë drejtësia franceze kapja e drogës katër vite burg kokainë në Francë lajme nga Franca shqiptar i dënuar në Francë trafik droge trafik narkotikësh violinist shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skandali i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas marrjes në pyetje për më shumë se 3 orë

    October 12, 2026

    Shkeljet e rregullave të qarkullimit, Policia e Tiranës gjobit 78 këmbësorë në 24 orët e fundit

    October 12, 2026

    Fenomeni El Niño arrin intensitet rekord, ekspertët paralajmërojnë muaj edhe më të nxehtë

    October 12, 2026

    Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: 1 mijë artikuj brenda vitit në platformë, gjoba kush spekulon

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.