Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Elden Tarjan, Kristian Ymerin, i njohur si “Shkambi”, dhe Vinçesk Pirolin, të dyshuar se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Tre të arrestuarit u paraqitën këtë të hënë në gjykatë, nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”. Tarja, Ymeri dhe Piroli u arrestuan pak ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Detajet”.