Berisha: Rama urdhëroi përjashtimin e Bardhit dhe Balliut për 60 ditë, PD do të shqyrtojë qëndrimin e saj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas vendimit për përjashtimin e deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu për 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
Gjatë një konference për mediat në selinë blu, Berisha e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe antikushtetues, duke pretenduar se nuk ka asnjë bazë ligjore. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin për kufizimin e parlamentarizmit, protestës dhe lirisë së fjalës.
“Sot Edi Rama urdhëroi, pa asnjë bazë ligjore, të përjashtojë kryetarin e grupit të Partisë Demokratike dhe nënkryetarin e komisionit të sigurisë, zotërinjtë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, dy muaj nga parlamenti. Armik i egër i parlamentarizmit, i protestës dhe fjalës së lirë, Edi Rama me akte të tilla dëshmon se është një narko-diktator i urryer për shqiptarët”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD-së tha se partia e tij e dënon vendimin dhe paralajmëroi se grupi parlamentar demokrat do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
“Dënojmë me forcën më të madhe këtë vendim antiligjor, antikushtetues, kryekëput të pabazë. Natyrisht, grupi parlamentar do mblidhet të shqyrtojë qëndrimet përkatëse ndaj këtij vendimit”, u shpreh Berisha.
Ministri Hoxha: Shqipëria e angazhuar në mënyrë të palëkundur në paqe! Dënojmë Iranin dhe sulmet e tyre
Shqipëria në procesin e zgjerimit të BE-së, Marta Kos: Anëtarësimi kërkon përafrim strategjik
Sekretariati i Etikës përjashton për 60 ditë Klevis Balliun dhe Gazment Bardhin
- 14:18 Shefi i inteligjencës çeke: Rusia mund të kryejë operacione më të rrezikshme në shtetet e NATO-s
- 14:08 Joan Gaspart: Barça është më e madhe se Messi, duhet të jetë i kujdesshëm
- 13:59 Komandanti i NATO-s: Jemi gati të luftojmë sonte nëse sulmohemi
- 13:53 Zgjedhjet e parakohshme në Spanjë, krijohet një parti e re! Kush është Miriam Gonzalez
- 13:48 Courtois afër rinovimit deri në vitin 2028
- 13:42 Ministrja gjermane e Punës dhe bashkëkryetarja e SPD-së, Baerbel Bas jep dorëheqjen