web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në Devoll, dyshimet e para

12 Tetor 2026, 14:15, Kronika CNA

Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në Devoll, dyshimet e para

Një e moshuar është gjetur e pajetë në Devoll.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është gjetur e mbytur në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit.

82-vjeçarja ka shfaqur prej disa kohësh probleme me sklerozën, ndërsa mësohet se ka qenë e rënduar edhe psikologjikisht pas humbjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.

Mësohet se e moshuara jetonte me djalin tjetër, dhe ka qenë ai që e ka gjetur në rezervuar të pajetë.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ndërsa po bëhen veprimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave./ CNA





Lajmet e fundit nga