Ish-futbollisti italian kritikon Edon Zhegrovën: Nuk është për Juventusin por pë ekipe nga mesi i renditjes

Daniele Adani ka kritikuar ashpër Edon Zhegrovën pas barazimit 1-1 të Juventusit ndaj Cagliarit, duke vënë në pikëpyetje nëse sulmuesi nga Kosova ka nivelin e duhur për të qenë pjesë e skuadrës bardhezi.
Ish-mbrojtësi italian dhe analisti i futbollit, Daniele Adani, i bëri këto komente gjatë analizës në televizionin italian Rai Sport, pas ndeshjes së Juventusit në transfertë ndaj Cagliarit, të zhvilluar më 11 tetor 2026. Deklaratat e tij u raportuan nga mediat sportive italiane më 12 tetor.
“Zhegrova është një lojtar për 30 minuta. A mund të ketë Juventusi lojtarë të tillë? Juventusit i duhen futbollistë të gatshëm për të qenë titullarë, jo lojtarë që aktivizohen vetëm për gjysmë ore”, deklaroi Adani.
Ai shkoi edhe më tej në kritikat e tij, duke theksuar se Zhegrova është një futbollist që mund t’i përshtatet një skuadre me objektiva më modestë, por që Juventusi ka nevojë për më shumë nëse synon të bëjë hapa përpara.
“Zhegrova është një lojtar funksional për vendin e gjashtë, por përparimin e bën kur një futbollist si ai të të japë tri ndeshje radhazi”, u shpreh analisti italian.




