Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 gjoba ndaj këmbësorëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor gjatë 24 orëve të fundit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në rrugë. Sipas policisë, këto kontrolle synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Autoritetet u bëjnë apel këmbësorëve të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin vendkalimet e përcaktuara për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.