Një atraksion i madh turistik në Francë është djegur plotësisht pasi një zjarr përfshiu tregun më të vjetër të mbuluar të kryeqytetit. Flakë të frikshme shkatërruan plotësisht tregun historik "Enfants Rouges" gjatë natës, ndërsa zjarrfikësit nxituan për të ndaluar përhapjen e zjarrit drejt shtëpive aty pranë. Brigada e Zjarrfikësve të Parisit tha se kur ajo kishte mbërritur në vendngjarje, zjarri ishte në kulmin e tij, me flakët të tërbuara që kishin përfshirë të gjithë ambientin e brendshëm të tregut të mbuluar. Sipas zjarrfikësve është shkatërruar një sipërfaqe prej rreth 1 mijë metrash katror dhe nuk ka mbetur asgjë nga tregu. Edhe struktura metalike e tij ishte shembur pjesërisht. Flakët e përfshinë tregun që funksionon që nga viti 1625, rreth orës 3 të mëngjesit.