Ministri Gogu pranon dorëheqjen e Adriatik Kupit nga drejtimi i Burgjeve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka pranuar dorëheqjen e Adriatik Kupit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Përmes një njoftimi, Gogu ka falënderuar Kupin për punën dhe angazhimin në drejtimin e sistemit penitenciar gjatë muajve të fundit, duke theksuar se një nga prioritetet kryesore mbetet rritja e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ministri bëri të ditur se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë punën normalisht, ndërsa emërimi i drejtuesit të ri do të kryhet në përputhje me procedurat ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gogu nënvizoi gjithashtu se angazhimi i institucionit do të përqendrohet në garantimin e sigurisë në burgje, si dhe në respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të personave që vuajnë dënimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?