TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të sanksionojnë qeverinë Rama, i cili sipas tij e ka shndërruar Shqipërinë në narko-shtet. Sipas kryedemokratit, dënimi politik dhe masa të tjera, janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë.
“Në këtë rast gjithashtu unë u bëj thirrje të gjitha agjencive partnere të vendeve partnere të luftës kundër drogës dhe shpëlarjes së parave: në qoftë se kërkoni rastin më klasik, urdhëroni ku është Shqipëria, në të cilën thyhen qafën dy monedhat më të forta të planetit për shkak të kontejnerëve dhe vagonëve të parave të pista të drogës që hyjnë në ekonominë shqiptare.
I bëj thirrje MONEYVAL-it dhe të gjitha agjencive të tjera, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Seksionit Antidrogë, sirenat më të fuqishme të alarmit për një vend kanë rënë prej kohësh, por duhen dëgjuar. Shqipëria sot është Guinea-Bissau e Afrikës, e cila u shndërrua në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë”, tha Berisha.
“Kurse Shqipëria sot është më narko-shtet se çdo narko-shtet tjetër në botë dhe është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Natyrisht, opozita ka detyrë dhe e ka bërë këtë, ka paralajmëruar që në vitin 2014 se Shqipëria po shndërrohet në Kolumbinë e Europës. Opozita ka paralajmëruar në vitin 2017 se në Shqipëri po instalohet narko-shteti, u instalua narko-shteti.
Opozita ka arritur me përpjekjet e saj të përfshijë në një seri rezolutash të organizatave ndërkombëtare të partive politike narko-shtetin shqiptar dhe narko-euron si faktor shkatërrimtar. Por, dënimi politik dhe masa të tjera, sanksione ndaj regjimit, janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë”, vijon kryedemokrati.