Gjashtëdhjetë ditë për t'i mbyllur gojën Opozitës, kjo është logjika e “kapterr Babes”!

Gjashtëdhjetë ditë për t'i mbyllur gojën Opozitës, kjo është logjika e “kapterr Babes”!

14:05, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Agron Gjekmarkaj 

Përjashtimi për 60 ditë nga punimet e Kuvendit i Gazment Bardhit, Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, dhe i deputetit Klevis Balliut, me urdhër politik të Edi Ramës dhe nën maskën e Komisionit të Etikës, është një akt i rëndë arbitrarizmi dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj demokracisë parlamentare. Ky dënim dëshmon sa e lartë është kurba e frikes nga e verteta!

Pas seancës të së enjtes, ku u miratua reforma territoriale që fshiu nga harta 15 bashki, një hap me tej drejt shpopullimit dhe anarkisë administrative me qellime elektorale vetëm, mazhoranca zgjodhi të ndëshkojë zërat që e kundërshtojnë me shumë, në vend që të përballet me argumentet e tyre.

Përjashtimi i Gazment Bardhit, një prej zërave më të fuqishëm të opozitës, nuk është rastësi. Është frika e pushtetit nga fjala që denoncon skandalet e panumërta të kësaj qeverie, me emer me mbiemer , me detaje , me fakte tronditese. Po kështu, edhe përjashtimi i Klevis Balliut.

Kur pushteti nuk duron dot fjalën e opozitës, ai përpiqet ta mbyllë gojën e saj me urdhra dhe përjashtime. E bëjnë haptas, e bëjnë kaq trashë dhe pastaj flasin per integrim Europian. Kjo është logjika e “kapterr Babes”! Provokim ndaj shoqerisë.

Kuvendi nuk është pronë e Edi Ramës as Shqiperia me shoqerinë e saj mes dilemash dhe as opozita nuk është një fasadë, një dekor , një cullufe që mazhoranca e heq sa herë i prishet qetësia.

Dënimi me 60 ditë nuk është thjesht një masë disiplinore. Është grabitje e kohës së mandatit, cenim i përfaqësimit të qytetarëve dhe një tentativë e rrezikshme për të shuar opozitarizmin brenda institucionit që duhet të jetë zemra e demokracisë.

Ai që duhet të ishte tempull ditë pas dite është shnderruar në qymez noterial për ligje e pseudoreforma adpersonam, per të veshur atë që është cullak, hajduterinë qe lulezon mbi rrenojat institucionale.

Një pushtet që i trembet fjalës, i trembet së vërtetës. Një mazhorancë që ndëshkon opozitën për ti mbyllur gojen , dëshmon dobësinë e vet dhe përbuzjen për pluralizmin.

Demokracia nuk mbrohet duke përjashtuar kundërshtarët, por duke u përballur me ta. Ne kete perballje ata vetem ngren kartonin dhe vrasin fjalen.
Asnjë komision etike nuk mund t’i e nuk duhet ti japë legjitimitet arbitrarizmit politik. Jetojme në një dekadence politike, në një kalbesire pushteti qe po ndyn çdo ind të jetes shqiptare!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco