
Një avion stërvitor ushtarak pakistanez u rrëzua të hënë në Pakistanin jugperëndimor, duke vrarë të dy pilotët.
Ushtria tha se rrëzimi i avionit PAC MFI-17 Mushshak, pranë qytetit Nawan Qili në provincën Balochistan ndodhi pas një defekti teknik por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Presidenti Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif u shprehën ngushëllimet e tyre familjeve të pilotëve.
Edhe pse rrëzimet e aeroplanëve gjatë fluturimeve stërvitore janë relativisht të zakonshme në Pakistan, autoritetet rrallë publikojnë detaje rreth shkaqeve dhe raportet e hetimit të aksidenteve nuk bëhen publike.
Në qershor, një aeroplan i forcave ajrore u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë stërvitor në Pakistanin veriperëndimor, duke vrarë të dy pilotët.