12 Tetor 2026, 14:34
Nga I.A
Policia
ELBASAN- Disa persona të maskuar si punonjës policie dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë me qëllim grabitjen. Gjatë tentativës, ata kanë arritur të marrin 4 telefona celular si dhe një shumë parash.
Gjatë largimit, autorët janë ndjekur nga një patrullë policie, por kanë braktisur automjetet në zonat kodrinore të Elbasanit dhe janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka sekuestruar automjetin, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.
Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje./Dosja.al
policia e elbasanit
Aktualitet
12 Tetor 2026, 14:04
I.A
Mercedes-Benz
GREQI- Një ngjarje e pazakontë e vitit 1999, që përfshiu ish-ministrin shqiptar të Rendit Publik, Spartak Poç...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 13:44
I.A
Auron Tare
POGRADEC- Studiuesi Auron Tare ka ngritur shqetësimin për gjendjen e krojit që frymëzoi poetin Lasgush Poradeci për nj&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 13:26
E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posa&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 12:38
E. D
FUSHË-KRUJË- Enes Isaku, 16 vjeç, do të përcillet këtë të hënë për në banesën e fundit...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 12:14
E. D
Vinçesk Piroli, Kristian Imeri
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në qeli tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Y...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 11:55
E. D
Vinçesk Piroli, Kristian Imeri
TIRANË- Elden Tarja, Kristian (Ymeri) Shkambi dhe Vinçesk Piroli janë paraqitur këtë ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 11:48
E. D
Sokol Hoxha
FIER- Sokol Hoxha i ekstraduar nga SHBA-ja ka mbërritur në gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 10:45
E. D
Beqir Devolli
GJIROKASTËR- Familjarët e Beqir Devollit, 45-vjeçarit që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjir...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 10:50
I.A
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 10:33
E. D
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujë...