SYRI TV/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetët PD, masa për Bardhin dhe Balliun

14:24, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe deputeti Klevis Balliu jane përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Parlamentit. Vendimi u mor nga Komisioni i Etikës pas tensioneve në saance e 8 Tetorit, ku mazhoranca miratoi draftin për reformën territorial që parashikon shkrirjen e 15 Bashkive.   Deputeti Klevis Balliu tha se vendimi është marrë nga Edi Rama, ndërsa deputeti  Sajmir Korreshi tha se vendimi është në shkelje të rregullores.

SYRI 

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar me 60 ditë nga punet e Parlamentit, kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi dhe deputetin Klevis Balliu.

Ky vendim i mor pas tensioneve në Kuvend në seancën  e 8 Tetorit, ku mazhoranca kaloi me 85 vita draftin për reformën territoriale që përfshin shkrijen e 15 Bashkive.

Pas vendimit të Komisonit të Etikës, reagoi edhe deputeti Klevis Balliu, i cili tha se vendimi është me urdhër të Edi Ramës, duke u shprehur se veza u cilësua mjet piroteknik, teksa shtoi se ishin deputetët e mazhorancës që qëlluan të parët me shishe në drejtim të deputetëvë të PD.

Deputeti Sajmir Korreshi argumentoi se vendimi i Komisionit të Etikës është në shkelje të rregullores

Seanca e 8 Tetorit u shoqërua me tensione brenda sallës, teksa jashtë Parlamentit qytetarët protestonin kundër shkrires së 15 bashkive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco