POLITIKË /

"Iu binda partisë", votoi 'Territorialen', Sinaj: Po të isha i pavarur, s’do e bëja! Rama s'më presionoi

Deputeti tha se ndryshimi i votës së tij nuk lidhet me frikën për shantazh ndaj biznesit që zotëron.

Shkruar nga Versus
"Iu binda partisë", votoi 'Territorialen', Sinaj: Po
Vullnet Sinaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj sqaroi ndryshimin e qëndrimit të tij lidhur me Reformën Territoriale të cilën gjatë seancës maratonë në Kuvend. Pavarësisht se më parë kishte shprehur qëndrimin kundër, Sinaj tha në News24 se i ishte bindur vullnetit të Partisë Socialiste.

“Në grupin parlamentar u bënë dy votime, një votim kush ishte pro dhe kundër, ku unë votova kundër së bashku me kolegun Braçe. Pas këtij u bë një votim i dytë që ndarjen territoriale do ta votojmë pro me vendim politik të grupit parlamentar të PS. Nga ai moment nuk kam folur sepse iu binda vendimit të grupit parlamentar. Siç mund t’i binden një votimi të tillë edhe një deputet i opozitës apo kushdo që punon në një grup të caktuar. Iu binda disiplinës së partisë sepse qëndrimi im kundër ishte një ide dhe pikëpamje. Mirëpo asnjëherë një njeri nuk e cakton dot nëse ideja e vetë do të vërtetohet”- tha Sinaj.

Ai mohoi që t’i ishte bërë presion nga kryeministri Edi Rama duke u shprehur se pas bisedës me të kishte ndryshuar mendim me idenë se reforma do sillte përfitime për banorët.

“Nuk ka patur asnjë presion ndaj meje. Nuk jam një njeri që mund të më bëhet presion as personalisht dhe në asnjë fushë. Kam patur vetëm një bisedë konstruktive me Ramën dhe Ballën. Unë dhashë mendimet e mia dhe në fund edhe unë bashkë me grupin isha i mendimit se duhej votuar reforma sepse përfitimet që do sillte më pas do jenë më të mira se ato të sotmet”- shtoi Sinaj duke thënë më tej se nëse do ishte deputet i pavarur nuk do e kishte votuar. Versus.al

Poll