Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një vit pa “heroin e Velipojës”, Ariani 40-vjeçar humbi jetën e tij duke shpëtuar dy vogëlushë, la pas gruan dhe fëmijët e mitur

Shkruar nga Newsbomb
Një vit pa “heroin e Velipojës”, Ariani 40-vjeçar
Arian Kraja

Ditën e nesërme më 13 tetor, të afërm, miq e familjarë do të përkujtojnë punonjësin e OSHEE-së, Arian Kraja i cili humbi jetën duke shpëtuar dy fëmijë të vegjël që rrezikonin të mbyteshin në detin e Velipojës.

Newsbomb.al mëson se babai Myzafer dhe nënë Violeta presin vizita ditën e nesërme nga ora 8 e mëngjesit deri në mesditë, në nder të djalit të tyre Arian Kraja i cili shpëtoi dy vogëlushë, duke lënë pas gruan Ergisën dhe dy fëmijët e tij Tristanin dhe Mabelin. 

Një vit pa “heroin e Velipojës”, Ariani 40-vjeçar
 

Ashtu siç kemi raportuar dhe para një viti, Arjani, punonjës i OSSH-së Shkodër, u dërgua me urgjencë në spital tre muaj më parë, pasi kishte hyrë në detin e Velipojës për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin. Ai arriti t’u shpëtonte jetën, por vetë pësoi komplikacione të rënda shëndetësore duke qëndruar në koma dhe “luftuar” për jetën me muaj të tërë.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, ai nuk arriti që të triumfonte dhe të mposhte betejën me vdekjen. Më 11 tetor të 2025, pas tre muajsh betejë për jetën, heroi i Velipojës, siç e quanin pas atij akti sakrifikues, ka mbyllur sytë përgjithmonë në spital.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese