Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në Devoll, dyshimet e para
Një e moshuar është gjetur e pajetë në Devoll. Sipas të d...
Një e moshuar është gjetur e pajetë në Devoll. Sipas të d...

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtator 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Transporti dhe shpenzimet e banimit, energjisë e ngrohjes regjistruan rritjet më të mëdha, ndërsa inflacioni mujor ishte 0,2%.
Çmimet e konsumit në Kosovë kanë vazhduar të rriten, duke e çuar inflacionin vjetor në 7,8% në shtator 2026.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ishte 7,8% më i lartë në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e vitit 2025, ndërsa rritja mujore, në raport me gushtin, ishte 0,2%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,8 % në muajin shtator 2026, krahasuar me muajin shtator 2025. Inflacioni mujor ishte 0,2 % në muajin shtator 2026”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Shtrenjtimi më i madh është regjistruar te transporti, ku çmimet janë rritur për 23,9% brenda një viti. Pas tij renditet grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me rritje prej 11,9%. Këto dy kategori përfshijnë shpenzime të rëndësishme për familjet dhe bizneset, duke e bërë rritjen e çmimeve të ndjeshme edhe jashtë shportës ushqimore.
Rritje vjetore është regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, me 6,3%, te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5,2%, si dhe te shëndetësia me 4,5%.
Çmimet e kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme janë rritur për 3,8%, ndërsa mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë për 3,5%.
Veshjet dhe këpucët janë shtrenjtuar për 3%, kurse ushqimet dhe pijet joalkoolike për 2,4%. Rritje më të vogla janë shënuar në rekreacion, sport dhe kulturë, me 1,8%, në informacion dhe komunikim, me 0,7%, si dhe në sigurime dhe shërbime financiare, me 0,3%. E vetmja kategori me rënie vjetore të çmimeve ishte ajo e shërbimeve arsimore, me 0,3%.
Edhe pse rritja mujore e çmimeve ishte më e ulët, ajo mbeti pozitive. Sipas ASK-së, në shtator çmimet u rritën për 0,2% krahasuar me gushtin.
Rritjet më të mëdha mujore u regjistruan te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe te transporti, me nga 0,9%. Shërbimet arsimore u shtrenjtuan për 0,5%, sigurimet dhe shërbimet financiare për 0,3%, ndërsa kujdesi personal, shëndetësia, restorantet, akomodimi, strehimi dhe energjia shënuan rritje prej 0,2%. Në të njëjtën periudhë, çmimet e rekreacionit, sportit dhe kulturës ranë për 1,8%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike për 0,2%.
Në anën tjetër, të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se Kosova vazhdon të blejë nga tregjet e huaja mallra në vlera shumë më të mëdha sesa arrin të shesë jashtë vendit.
Gjatë gushtit 2026, importet arritën në 668,5 milionë euro, ndërsa eksportet ishin vetëm 100,5 milionë euro. Kështu, deficiti tregtar arriti në 568 milionë euro, me mbulueshmëri të importeve nga eksportet prej rreth 15%.
Krahasuar me gushtin e vitit 2025, kur deficiti tregtar ishte 536,8 milionë euro, ai është rritur për 5,8%. Në të njëjtën kohë, importet janë rritur për 9%, ndërsa eksportet kanë shënuar rritje prej 31,9%. Megjithatë, pavarësisht rritjes së eksporteve, diferenca ndërmjet mallrave që Kosova blen nga jashtë dhe atyre që shet në tregjet ndërkombëtare mbetet e madhe.
Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 0,2 % krahasuar me muajin gusht 2026.
“Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it:pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,9 %), transporti (0,9 %), shërbimet arsimore (0,5 %), sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,2 %), shëndetësi (0,2 %), restorante dhe shërbime akomodimi (0,2 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0,2 %), informacion dhe komunikim (0,1 %), veshje dhe këpucë (0,1 %) dhe mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,1 %)./ Monitor
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpuni...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 m...
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj eu...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Evropa mund të përballet me një mungesë gazi në masën 12% ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...
Banka e Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm blerjet e valutës ...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehi...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për kri...
Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të ...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një e moshuar është gjetur e pajetë në Devoll. Sipas të d...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
Një incident është shënuar këtë të diel në ndeshjen e FC D...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën Lakanal në Auba...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndry...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtato...
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpuni...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 m...