web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Legjionarët shkëlqejnë pas Kombëtares, gola dhe asiste nga kuqezinjtë

12 Tetor 2026, 14:38, Sport CNA

Legjionarët shkëlqejnë pas Kombëtares, gola dhe asiste nga

Legjionarët shqiptarë janë rikthyer menjëherë protagonistë me skuadrat e tyre pas angazhimit me Kombëtaren në ndeshjet e Nations League.

Rey Manaj zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në Turqi, duke kontribuuar në fitoren 4-1 të Sivasspor-it ndaj Pendikspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy herë, në minutat 21 dhe 55, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të dyfishtë. Në minutën e 64-t, Manaj u bë sërish protagonist, këtë herë si asistues, duke i dhënë mundësinë Ethemit të shënonte golin e tretë të Sivasspor-it.

Gol realizoi edhe Ernest Muçi në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar shënoi në transfertën ndaj Samsunspor-it, duke i dhënë avantazhin Trabzonspor-it në minutën e 28-të. Muçi realizoi me një goditje të bukur brenda zonës, duke regjistruar golin e tij të dytë këtë sezon. Në fund, Trabzonspor-i triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.

Në Slloveni, Indrit Tuci ishte protagonist me një dopietë në barazimin 3-3 që Olimpija Ljubljana regjistroi në shtëpi ndaj Murës. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutat 31 dhe 52, duke i dhënë skuadrës vendase një avantazh të dyfishtë. Megjithatë, Olimpija nuk arriti ta ruante epërsinë dhe sfida përfundoi në barazim.

Ndërkohë, Taulant Seferi kontribuoi me një asist në fitoren 3-2 të Kayserispor-it ndaj Manisa-s. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi saktë për Moreno-n në minutën e 52-të, në aksionin që solli golin e dytë të skuadrës së tij.

Përveç futbollistëve që u shndërruan në protagonistë me gola dhe asiste, edhe disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre gjatë kësaj jave. Nga minuta e parë e nisën Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Klisman Cake, Samuele Sina, Stavro Pilo, Qazim Laçi, Myrto Uzuni dhe Kristjan Shpendi.

Ndërkohë, si zëvendësues u aktivizuan Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Sabah Kerjota dhe Armando Broja, duke vijuar angazhimin e tyre në kampionatet ndërkombëtare.





Lajmet e fundit nga