Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Peleshi takon ministrin e Jashtëm izraelit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

    “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”, Ibrahimaj prezanton dy nismat për krahasimin e çmimeve dhe uljen e kostos së blerjeve

    E rëndë në Bilisht, gjendet e mbytur në rezervuar një 82-vjeçare. Detajet e para

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Peleshi takon ministrin e Jashtëm izraelit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh
    Lajmet e fundit

    Peleshi takon ministrin e Jashtëm izraelit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

    October 12, 2026
    Peleshi takon ministrin e Jashtëm izraelit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ministrin e Jashtëm të Shtetit të Izraelit, Gideon Sa’ar, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

    Takimi u zhvillua në një vit të veçantë për marrëdhëniet shqiptaro-izraelite, që shënon 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

    Lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve, të mishëruara në traditën shqiptare të Besës dhe në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, janë pjesë e trashëgimisë dhe kujtesës historike shqiptare dhe një dëshmi e lidhjeve njerëzore që kapërcejnë brezat.Miqësia mes dy popujve, lidhjet historike dhe respekti i ndërsjellë përbëjnë një bazë të rëndësishme për vijimin e dialogut dhe forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

    Në këtë kuadër, vëmendje iu kushtua zhvillimit të bashkëpunimit parlamentar, përmes shkëmbimit të përvojave dhe intensifikimit të kontakteve mes dy parlamenteve, si një instrument i rëndësishëm për nxitjen e dialogut politik dhe afrimin mes dy vendeve.

    Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, sigurisë kibernetike, ekonomisë, teknologjisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe turizmit ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve. Marrëveshja për bashkëpunim të përgjithshëm mes dy vendeve përfaqëson një kuadër të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe identifikimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit.

    Biseda u ndal edhe te zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rëndësia e përpjekjeve diplomatike për paqe, dialog dhe siguri. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e angazhimit për të kontribuar në një të ardhme më të sigurt për rajonin.

    Takimi rikonfirmoi rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Izraelin dhe vullnetin për të vijuar dialogun politik e parlamentar, duke zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe duke ruajtur miqësinë mes dy popujve.

    bashkëpunimi dypalësh bashkëpunimi ndërkombëtar diplomacia izraelite diplomacia shqiptare Forcimi i Bashkëpunimit Kuvendi i Shqipërisë marrëdhëniet diplomatike marrëdhëniet Shqipëri-Izrael ministri i Jashtëm izraelit Niko Peleshi Politika e jashtme Shqipëri-Izrael Shqipëria dhe Izraeli takimi diplomatik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Peleshi takon ministrin e Jashtëm izraelit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

    October 12, 2026

    “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”, Ibrahimaj prezanton dy nismat për krahasimin e çmimeve dhe uljen e kostos së blerjeve

    October 12, 2026

    E rëndë në Bilisht, gjendet e mbytur në rezervuar një 82-vjeçare. Detajet e para

    October 12, 2026

    BE-ja vendos paketë masive sanksionesh ndaj Moskës, Zelensky: Nëse Rusia shkel armëpushimin energjetik, do të hakmerremi!

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.