Bardhi akuzon Ramën: 45 milionë euro për mikun e tij, ndërsa shqiptarëve u kërkon të kursejnë bukën e gojës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për dhënien e 45 milionë eurove për biznesmenin Ron Yeffet, të cilin e cilëson si mik personal të kreut të qeverisë.
Teksa ka postuar një video në Facebook, Bardhi ka kritikuar atë që e konsideron si kontrast mes mbështetjes financiare të përmendur në akuzën e tij dhe thirrjeve të kryeministrit drejtuar qytetarëve për të kursyer.
“45 milionë euro ia ka dhuruar Edi Rama mikut të tij personal, Ron Yeffet. Sot, me paturpësinë më të madhe, u thotë shqiptarëve të kursejnë edhe për bukën e gojës!”, thuhet në reagimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

