Flash

Vullnet Sinaj: Nuk më bëri njeri presion, votova si grupi pas bisedës me Ramën

Lapsi.al 12 October 2026

Vullnet Sinaj: Nuk më bëri njeri presion, votova si grupi pas

Deputeti socialist Vullnet Sinaj shpjegoi në News24 votën e tij “pro” reformës territoriale, pavarësisht qëndrimit kundër saj. "Dua të sqaroj se në grupin parlamentar të PS u bën dy votime. E para kush është pro reformës dhe kush kundër, unë votova kundër bashkë me kolegun BRaçe. Pas këtij u bë një votim i dytë, u hodh në votim që ndarjen territoriale do e votojmë pro me vendim politik të grupit të PS. Iu binda vendimit të grupit parlamentar të PS. Siç mund ti bindet një vendimi të tillë edhe një deputet i opozitës. Kur mazhoranca kanë një mendim kundër me mendimin tuaj duhet ti bindesh vendimit të shumicës. Iu binda jo vetëm si disiplinë por edhe në mendimet e mia. Qëndrimi im kundër ishte një pikëpamje por asnjëherë një njeri nuk e vërteton, duhet kohë. Grupi parlamentar dhe komisioni i posaçëm kishin mendimin e tyre. Bashkimi do ishte në të mirë të qytetarëve rritjes së fuqizimit ekonomik të bashkive. Unë u bashkova me grupin parlamentar PS. Nuk ka patur në mënyrë absolute presion as ultimatum. Nuk më bëhet presion as personalisht dhe as ndonjë fushë. Kam dëgjuar në studio se e kam lidhur punën me biznesin. Nuk kam asnjë frikë sepse biznesi im është nga më të rregulltit në këtë vend. Nuk kisha pse të kisha frikë dhe nuk kam patur asnjë presion. Kam patur vetëm një bisedë konstruktive për të mirat e reformës me kryeministrin, drejtuesin e qarkut dhe kreun e grupit parlamentar. Ishte një bisedë mes nesh. Në fund të kësaj bisede ishim të një mendimi që duhej votuar reforma territoriale sepse benefitet do jenë më mira se ato në kushtet e sotme. Sepse reforma e parshme kishte sjellë rezultatet e saj. Nëse nuk do kisha qenë deputet i PS apo i pavarur edhe mund ta kisha votuar kundër asaj reforme".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI