12 Tetor 2026, 14:41
Nga E. D
Vullnet Sinaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka folur hapur lidhur me qëndrimin e tij ndaj Reformës Territoriale, për të cilën fillimisht doli publikisht kundër, por më pas bashkoi votën me grupin parlamentar të PS-së.
I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Sinaj shpjegoi se nëse nuk do të ishte pjesë e një partie politike, qëndrimi i tij do të kishte qenë i ndryshëm, por theksoi rëndësinë e disiplinës partiake dhe ruajtjes së unitetit përballë kundërshtarëve politikë.
Deputeti socialist tha ndër të tjera se se opozita shpresonte në një përçarje të mundshme brenda radhëve të socialistëve, gjë që sipas tij nuk do të lejohet të ndodhë.
“Nëse do të isha deputet i pavarur në Parlament, edhe mund ta kisha votuar kundër atë reformë. Banorëve të Selenicës, kam pasur një kontakt të vogël me një grup drejtuesish të PS në bashki që më kishin mirëkuptuar për vendimin tim, sepse të gjithë ishin të qartë se votimi kundër kësaj reforme do të thoshte që nuk ishim të qartë për ecurinë. Koha do ta tregojë, por njëkohësisht ishim të bindur që dukej sikur mbështetja për mos ta votuar vinte nga krahu i kundërshtarëve tanë politikë. Dukej sikur PD po priste të krijonte një përçarje brenda PS-së, por kjo nuk ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur. Mund të kemi mendime të ndryshme brenda nesh dhe i trajtojmë ato në grupin parlamentar. Në fund, votojmë siç është vendimi i grupit parlamentar që merret me votë. Ky është një rregull jo vetëm i PS-së, por edhe i PD-së e i partive të tjera evropiane është një rregull universal,” u shpreh Sinaj./Dosja.al
vullnet sinaj
Politike
12 Tetor 2026, 13:21
E. D
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
PRISHTINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu gatishmërinë ...
Politike
12 Tetor 2026, 13:00
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat nga selia blu theksoi se nuk...
Politike
12 Tetor 2026, 12:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, i cili vendosi p&eu...
Politike
12 Tetor 2026, 12:27
I.A
Robert E. Hall dhe Michael Woodford
SUEDI- Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të &Ccedi...
Politike
12 Tetor 2026, 12:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë për zhvlerësimin rekord të euros në raport...
Politike
12 Tetor 2026, 12:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, ...
Politike
12 Tetor 2026, 11:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Gjyqi i dosjes “Partizani”, ku i përfshirë është kryedemokrati Sali Berisha, është...
Politike
12 Tetor 2026, 11:24
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar, pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 dit...
Politike
12 Tetor 2026, 11:22
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, ...
Politike
12 Tetor 2026, 11:01
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiçit për Pri...