Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka deklaruar se skuadra e tij do të përballet me Barcelonën me një qasje sulmuese, pavarësisht se katalunasit shihen si favoritë në duelin e Ligës së Kampionëve.
Të lidhura
None found
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes në Stamboll, Buruk e vlerësoi Barcelonën si një prej ekipeve më në formë në botë, por nënvizoi se Galatasaray do të luajë me besim dhe do të synojë një rezultat pozitiv.
“Barcelona mund të konsiderohet aktualisht skuadra më në formë në botë dhe të gjithë do ta shohin si favorite për këtë ndeshje. Megjithatë, përballë saj do të jetë një Galatasaray me shumë besim”.
Buruk, i cili ka fituar katër tituj të Superligës së Turqisë, theksoi se ekipi i tij nuk ka ndërmend të ndryshojë filozofinë vetëm për shkak të prestigjit të kundërshtarit.
“Ne jemi Galatasaray dhe luajmë në shtëpinë tonë. Për këtë arsye, pavarësisht sistemit që do të përdorim, duhet të jemi agresivë. Nuk do të mjaftohemi vetëm me mbrojtjen ndaj Barcelonës, por do të kërkojmë të sulmojmë”.
Ekipi turk e pret këtë sfidë pas disfatës 3-1 ndaj Sporting CP në Lisbonë, ndërsa Barcelona vjen me synimin për të vijuar paraqitjet e saj pozitive në Ligën e Kampionëve.
Galatasaray dhe Barcelona do të përballen të martën në orën 21:00, në stadiumin “Ali Sami Yen” të Stambollit./





