web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit drejt largimit

12 Tetor 2026, 14:46, Sport CNA

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit drejt largimit

Aventura e Florin Bratu te Partizani duket se është mbyllur. Trajneri pritet të largohet pas humbjes me Tiranën në derbi.

Mësohet se trajnerit i është kërkuar largimi këtë të hënë. Shkak për këtë janë bërë rezultatet negative në gjashtë javët e para të kampionatit.

Partizani renditet në vendin e parafundit me vetëm katër pikë, shumë larg pritshmërive. Humbja ndaj Tiranës ishte e treta radhazi për të kuqtë, të cilët në gjashtë javë, numërojnë edhe një fitore e një barazim.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për stolin e Partizanit, për të mësuar trajnerin që do të drejtojë ekipin në vazhdim.





Lajmet e fundit nga