Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

    Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

    Peleshi takon ministrin e Jashtëm izraelit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës
    Ekonomi

    Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

    October 12, 2026
    Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

    Në web-in “Pasqyrë Albania”, qeveria ka lançuar sot edhe nismën “KURSE”, një iniciativë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët, që synon uljen e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.

    Përmes reduktimit të marzheve tregtare, përfitimi kalon drejtpërdrejt te konsumatorët, ndërsa çmimet e reduktuara do të jenë në fuqi nga sot deri më 12 janar 2027.

    Sipas të dhënave të publikuara për nismën, uljet më të larta arrijnë deri në 40% për kripën dhe vezët. Orizi do të ketë ulje nga 4% deri në 26%, qumështi nga 4% deri në 25%, thjerrëzat nga 6% deri në 25%, ndërsa mielli nga 4% deri në 24%.

    Për makaronat, uljet variojnë nga 3% deri në 22%, ndërsa salca e domates do të ulet deri në 21%. Ulje çmimesh parashikohen edhe për produkte të tjera bazë të shportës ushqimore.

    Fasulet do të kenë ulje nga 15% deri në 20%, kosi nga 5% deri në 20%, djathi nga 7% deri në 17%, ndërsa gjalpi nga 6% deri në 15%. Për kafenë uljet variojnë nga 5% deri në 15%, bananet nga 9% deri në 13%, salçiçet dhe kremviçet nga 7% deri në 11%, ndërsa sheqeri do të ulet nga 1% deri në 7%.

    Në listën e produkteve të përfshira janë gjithashtu uji, me ulje 17%, niseshteja me 18%, proshuta me 8%, biskotat dhe bullguri me 6%, si dhe vaji i ullirit dhe specat konservë me 5%.

    Për vajin e lulediellit uljet variojnë nga 3% deri në 6%, ndërsa për lëngjet e frutave nga 5% deri në 6%. Nisma synon t’u japë qytetarëve mundësinë të krahasojnë çmimet e mëparshme me ato të reja dhe të informohen për kursimin që përfitojnë për çdo produkt.

    ULJET PËR SECILAT PRODUKTE:

    Kripë – ulje deri në 40%
    Vezë – ulje deri në 40%
    Oriz – ulje nga 4% deri në 26%
    Qumësht – ulje nga 4% deri në 25%
    Thjerrëza – ulje nga 6% deri në 25%
    Miell – ulje nga 4% deri në 24%
    Makarona – ulje nga 3% deri në 22%
    Salcë domate – ulje deri në 21%
    Fasule – ulje nga 15% deri në 20%
    Kos – ulje nga 5% deri në 20%
    Niseshte – ulje 18%
    Djathë – ulje nga 7% deri në 17%
    Ujë – ulje 17%
    Gjalpë – ulje nga 6% deri në 15%
    Kafe – ulje nga 5% deri në 15%
    Banane – ulje nga 9% deri në 13%
    Salçiçe/kremviçe – ulje nga 7% deri në 11
    Proshutë – ulje 8%
    Sheqer – ulje nga 1% deri në 7%
    Biskota – ulje 6%
    Bullgur – ulje 6%
    Lëngje frutash – ulje nga 5% deri në 6%
    Vaj ulliri – ulje 5%
    Vaj luledielli – ulje nga 3% deri në 6%
    Speca konservë – ulje 5%

    çmimet e produkteve ushqimore çmimet e vezëve çmimet në Shqipëri çmimi i qumështit çmimi i vajit ekonomia shqiptare kostoja e jetesës KURSE kursimi i familjeve mbrojtja e konsumatorit nisma e qeverisë produktet e shportës shpenzimet familjare tregu ushqimor ulja e çmimeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nisma “KURSE” e qeverisë/ Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

    October 12, 2026

    Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

    October 12, 2026

    Peleshi takon ministrin e Jashtëm izraelit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

    October 12, 2026

    “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”, Ibrahimaj prezanton dy nismat për krahasimin e çmimeve dhe uljen e kostos së blerjeve

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.