Ambasadori Malaj takim me Presidenten e Kosovës: Jemi pranë jush në rrugën drejt BE-së

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, ka zhvilluar një takim me Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e urova përzemërsisht për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj të larta në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Gjatë takimit, rikonfirmova mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për Kosovën, në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik. Me konsolidimin dhe funksionalizimin e institucioneve, Kosova do të hapë një kapitull të ri përparimi, zhvillimi dhe mirëqenieje për qytetarët e saj.
Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës, në çdo hap të rrugëtimit të saj drejt së ardhmes evropiane”, shprehet Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?