Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grushte, kapsolla e flakadanë te “Air Albania”, Policia procedon penalisht një të ri e dy të mitur, në kërkim një 19-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Grushte, kapsolla e flakadanë te “Air Albania”, Policia
Ilustrim: Derbi Partizani-Tirana

Pas tensioneve të shënuar ditën e djeshme, gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, efektivët e kryeqytetit kanë proceduar penalisht tre persona, ndërsa është shpallur në kërkim dhe një 19-vjeçar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një 25-vjeçar është proceduar penalisht pasi është konfliktuar me një 19-vjeçar pranë stadiumit, para fillimit të ndeshjes, që u zhvillua dje në stadiumin “Air Albania”.

Po ashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht dy të mitur, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën kapsolla dhe flakadanë, të sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur një kapsollë në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Kontrollet dhe monitorimi i lëvizjeve të tifozëve u kryen në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit sportiv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese