Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik

12 Tetor 2026 | 15:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar përdorimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme lokale, pas propozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për implementimin e tij në katër bashki të mëdha të vendit.

Përmes një reagimi, Berisha pretendon se ky sistem është manipuluar në të kaluarën dhe akuzon Shërbimin Informativ Kombëtar për përfshirje në proces.

“Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme.

Në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani.

Janë krijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hipertensioni, sëmundja që shumë persona nuk e identifikojnë në kohë

Hipertensioni është një nga problemet më të shpeshta tek të rriturit, dhe një pjesë e tyre nuk e dinë se vuajnë. Një studim i realizuar...
14:26 | 12/10/2026

Francezi me 45 vite përvojë sjell traditën kulinare franceze në ‘Parisin e vogël’

Prej vitesh punon në kuzhinë, që kur ishte vetëm 12 vjeç e gjysmë. Sot, pas 45 vitesh përvojë, Jean-Pierre Chavanon ka zgjedhur të sjellë në...
14:22 | 12/10/2026

Kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, 78 gjoba në Tiranë

Policia Rrugore e Kryeqytetit ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë 24 orëve të fundit, me fokus të veçantë te ndëshkimi i këmbësorëve që nuk respektojnë...
13:16 | 12/10/2026