Nisma “KURSE” e qeverisë: Nga vezët te qumështi dhe vaji, ja sa ulen çmimet e produkteve të shportës

12 Tetor 2026, 15:10Ekonomia TEMA
Nisma “KURSE” e qeverisë: Nga vezët te qumështi dhe

Në web-in “Pasqyrë Albania”, qeveria ka lançuar sot edhe nismën “KURSE”, një iniciativë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët, që synon uljen e çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm.

Përmes reduktimit të marzheve tregtare, përfitimi kalon drejtpërdrejt te konsumatorët, ndërsa çmimet e reduktuara do të jenë në fuqi nga sot deri më 12 janar 2027.

Sipas të dhënave të publikuara për nismën, uljet më të larta arrijnë deri në 40% për kripën dhe vezët. Orizi do të ketë ulje nga 4% deri në 26%, qumështi nga 4% deri në 25%, thjerrëzat nga 6% deri në 25%, ndërsa mielli nga 4% deri në 24%.

Për makaronat, uljet variojnë nga 3% deri në 22%, ndërsa salca e domates do të ulet deri në 21%. Ulje çmimesh parashikohen edhe për produkte të tjera bazë të shportës ushqimore.

Fasulet do të kenë ulje nga 15% deri në 20%, kosi nga 5% deri në 20%, djathi nga 7% deri në 17%, ndërsa gjalpi nga 6% deri në 15%. Për kafenë uljet variojnë nga 5% deri në 15%, bananet nga 9% deri në 13%, salçiçet dhe kremviçet nga 7% deri në 11%, ndërsa sheqeri do të ulet nga 1% deri në 7%.

Në listën e produkteve të përfshira janë gjithashtu uji, me ulje 17%, niseshteja me 18%, proshuta me 8%, biskotat dhe bullguri me 6%, si dhe vaji i ullirit dhe specat konservë me 5%.

Për vajin e lulediellit uljet variojnë nga 3% deri në 6%, ndërsa për lëngjet e frutave nga 5% deri në 6%. Nisma synon t’u japë qytetarëve mundësinë të krahasojnë çmimet e mëparshme me ato të reja dhe të informohen për kursimin që përfitojnë për çdo produkt.

Kripë – ulje deri në 40%
Vezë – ulje deri në 40%
Oriz – ulje nga 4% deri në 26%
Qumësht – ulje nga 4% deri në 25%
Thjerrëza – ulje nga 6% deri në 25%
Miell – ulje nga 4% deri në 24%
Makarona – ulje nga 3% deri në 22%
Salcë domate – ulje deri në 21%
Fasule – ulje nga 15% deri në 20%
Kos – ulje nga 5% deri në 20%
Niseshte – ulje 18%
Djathë – ulje nga 7% deri në 17%
Ujë – ulje 17%
Gjalpë – ulje nga 6% deri në 15%
Kafe – ulje nga 5% deri në 15%
Banane – ulje nga 9% deri në 13%
Salçiçe/kremviçe – ulje nga 7% deri në 11
Proshutë – ulje 8%
Sheqer – ulje nga 1% deri në 7%
Biskota – ulje 6%
Bullgur – ulje 6%
Lëngje frutash – ulje nga 5% deri në 6%
Vaj ulliri – ulje 5%
Vaj luledielli – ulje nga 3% deri në 6%
Speca konservë – ulje 5%

Lini një Përgjigje