LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë, Gjykata e Fierit i shuan dënimin me burg Sokol Hoxhës

Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997, në Bruksel.

12 Tetor 2026, 15:18 Nga E.d
Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë,
Sokol Hoxha

Gjykata e Fierit vendos t’i shuajë dënimin me burg Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Më herët, në seancën e javës së shkuar, gjyqtarja Aurora Tusha vendosi ta shtynte gjyqin deri në datën 12 tetor (sot), për të kërkuar mendim nga Gjykata e Lartë në lidhje me kërkesën e 51-vjeçarit Sokol Hoxha për “konstatimin e parashkrimit të dënimit penal”, pas kalimit të afatit parashkrues prej 20 vitesh.

Vendimi i dhënë sot nga gjyqtarja Tusha erdhi në harmoni me kërkesën e prokurores së çështjes, Malbora Dinaj. Në kërkesën e saj përpara gjyqtares, përfaqësuesja e organit të akuzës artikulon se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar, pasi kanë kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale për parashkrimin e dënimeve.

Kërkesa e vrasësit të dy vëllezërve Banaj për parashkrimin e dënimit, një muaj pasi u ekstradua nga SHBA-ja, u duk e çuditshme, por edhe më befasuese për opinionin publik ishte vendimi i gjykatës për parashkrimin e dënimit për vrasje të dyfishtë.

Gjithsesi, burime nga IEVP Fier thanë për Top Channel se Hoxha nuk del nga burgu sot, madje mund të mos dalë më përgjatë jetës së tij. Kjo sepse një tjetër gjykatë, këtë herë jo shqiptare, e ka dënuar Hoxhën me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997, në Bruksel. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja erdhi pasi ajo kishte kundërshtuar këtë shfrytëzim.

Sokol Hoxha, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, kërkoi shpalljen e parashkrimit të dënimit penal disa javë më parë.

Dënimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Ai u dënua për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos.

Sipas raportimeve të kohës, shkak i konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë një debat për një kasetofon makine. Pas ngjarjes, Hoxha u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.

Disa muaj më parë, u arrestua në Shtetet e Bashkuara, në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, belge dhe amerikane. Më 6 gusht, ai u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burgim./ Top Channel

sokol hoxha gjykata e fierit denim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite