Vrau dy vëllezërit në Patos thuajse 30 vite më parë, Gjykata e Fierit i shuan dënimin me burg të eksaduarit nga SHBA

Gjykata e Fierit vendos t’i shuajë dënimin me burg Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Më herët, në seancën e javës së shkuar, gjyqtarja A. Tusha vendosi ta shtynte gjyqin deri në datën 12 tetor (sot), për të kërkuar mendim nga Gjykata e Lartë në lidhje me kërkesën e 51-vjeçarit Sokol Hoxha për “konstatimin e parashkrimit të dënimit penal”, pas kalimit të afatit parashkrues prej 20 vitesh.

Vendimi i dhënë sot nga gjyqtarja Tusha erdhi në harmoni me kërkesën e prokurores së çështjes, M. Dinaj. Në kërkesën e saj përpara gjyqtares, përfaqësuesja e organit të akuzës artikulon se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar, pasi kanë kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale për parashkrimin e dënimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e vrasësit të dy vëllezërve Banaj për parashkrimin e dënimit, një muaj pasi u ekstradua nga SHBA-ja, u duk e çuditshme, por edhe më befasuese për opinionin publik ishte vendimi i gjykatës për parashkrimin e dënimit për vrasje të dyfishtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, mësohet se Hoxha nuk del nga burgu sot, madje mund të mos dalë më përgjatë jetës së tij. Kjo sepse një tjetër gjykatë, këtë herë jo shqiptare, e ka dënuar Hoxhën me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e B. Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997, në Bruksel. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja erdhi pasi ajo kishte kundërshtuar këtë shfrytëzim.

S. Hoxha, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, kërkoi shpalljen e parashkrimit të dënimit penal disa javë më parë.

Dënimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Ai u dënua për vrasjen e vëllezërve I. Banaj dhe H. Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos.

Sipas raportimeve të kohës, shkak i konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë një debat për një kasetofon makine. Pas ngjarjes, Hoxha u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?