• Kontakt
Monday, October 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sherr mes Gjermanisë e Irlandës, Merz nuk pranon propozimin e buxhetit të BE-së

15:29 : 12/10/2026
në BOTA

Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së paraqiti një draft të ri për buxhetin e Bashkimit Europian për periudhën 2028-2034, duke parashikuar kursime prej rreth 140 miliardë eurosh, ose afërsisht 8% krahasuar me propozimin fillestar të KE-së, që arrinte në rreth 2 trilionë euro. Megjithatë,  kancelari gjerman Friedrich Merz e hodhi poshtë këtë kompromis dhe insiston për shkurtime shumë më të mëdha të shpenzimeve.

“Shuma e parashikuar në propozimin e ri nuk përbën bazë për një marrëveshje. Kaq nuk mjafton. Buxheti duhet të reduktohet akoma edhe më shumë”, tha Merz.

Gjermania, së bashku me Holandën, Suedinë dhe Austrinë, kërkon një buxhet më të përballueshëm, pasi këto vende kontribuojnë më shumë në buxhetin e BE-së sesa përfitojnë prej tij. Sipas tyre, barra financiare mbi taksapaguesit nuk duhet të rritet më tej.

Merz thekson se buxheti duhet të modernizohet dhe fondet të orientohen drejt prioriteteve kryesore të Europës, veçanërisht konkurrueshmërisë, kërkimit shkencor dhe mbrojtjes.

Një tjetër pikë mosmarrëveshjeje është pikërisht shpërndarja e fondeve. Propozimi irlandez parashikon reduktime në disa fusha që Gjermania dëshiron t’i forcojë, konkretisht ato për konkurrueshmërinë, kërkimin shkencor dhe mbrojtjen, ndërsa fondet për bujqësinë, zhvillimin rajonal, emigracionin dhe sigurinë e brendshme mbeten kryesisht të paprekura. Kjo nuk ik vjen për shtat kancelarit gjerman.

Lexo edhe:

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

“Buxheti i BE-së duhet të jetë i përballueshëm për ata që mbajnë barrën kryesore të financimit. Modernizimi i buxhetit europian është një detyrë e përbashkët e të gjitha shteteve anëtarë njësoj”.

Nga ana tjetër, edhe Parlamenti Evropian e kundërshton propozimin, por për arsye të kundërta me ato të vendeve neto-paguese.

Negociatorët e tij argumentojnë se shkurtimi prej 8% do të dobësonte aftësinë e BE-së për të përballuar sfidat e ardhshme, në një kohë kur nevojiten më shumë investime në siguri, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik.

Negociatat pritet të vazhdojnë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel. Arritja e një marrëveshjeje deri në fund të vitit mbetet e vështirë, për shkak të dallimeve mes vendeve anëtare dhe zhvillimeve të ardhshme politike në disa shtete të BE-së.

Etiketa: BEGjermaniirlandemerz

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

11:14 : 12/10/2026
RAJONI

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

09:52 : 12/10/2026
BOTA

BE dhe OKB dënojnë sulmin vdekjeprurës të Huthive në Riad

18:41 : 11/10/2026
RAJONI

Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

15:52 : 10/10/2026
BOTA

BE-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për importet e automjeteve hibride

16:47 : 09/10/2026
BOTA

BE hyn në dimër me rezerva të ulëta gazi

15:29 : 09/10/2026

TË GJITHA

Sherr mes Gjermanisë e Irlandës, Merz nuk pranon propozimin e buxhetit të BE-së

15:29 : 12/10/2026

Vetëm 2 muaj në detyrë, Migen Duka largohet nga drejtimi i Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës

15:27 : 12/10/2026

Vatikani: Papa Leone XIV shtrohet nesër në spital për një ndërhyrje kirurgjikale

15:15 : 12/10/2026

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim, pezullohet blerja e kiteve dhe materialeve

15:11 : 12/10/2026

Derbi Partizani-Tirana, nën hetim tre persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar

15:02 : 12/10/2026

Vullnet Sinaj/ Rroftë Partia! PS mbi të gjitha

14:51 : 12/10/2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

14:41 : 12/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com