12 Tetor 2026, 15:22
Nga E.d
Foto nga takimi
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj konfliktit Izrael-Palestinë dhe mbështetjen e treguar ndaj komunitetit hebre në Shqipëri. Gjatë vizitës në Tiranë, Sa’ar e cilësoi Ramën si një nga udhëheqësit më të spikatur të kohës, duke vlerësuar vendosmërinë dhe bindjet e tij morale.
Më tej, Sa’ar e përshkroi Shqipërinë si një mike të vërtetë të Izraelit, duke theksuar se vendi nuk do ta harrojë kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Në fund, Kryediplomati izraelit falënderoi sërish kryeministrin Rama për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në lidhje me këtë, ai kujtoi marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, të nënshkruar vitin e kaluar dhe njoftoi për zgjerimin e partneritetit me një marrëveshje më të gjerë.
Gideon Sa’ar: Dua të shpreh admirimin tim të jashtëzakonshëm për kryeministrin Rama, që është, në këndvështrimin tim, një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botën e sotme. Udhëheqja e tij, bindja dhe busulla e palëkundur morale kanë vlerë përtej Ballkanit, përfshirë edhe rajonin tonë.
Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit. Me zgjedhjet që do të zhvillohen në Izrael nuk është momenti më i lehtë për të udhëtuar, por ishte e rëndësishme të gjeja kohën për të vizituar Shqipërinë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria. Shohim sot të njëjtën qasje morale pas masakrës së 7 tetorit.
Faleminderit për punën e pareshtur për ta çuar marrëdhënien tonë përpara. Vitin e kaluar kemi nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për shëndetësinë. Sot do ta zgjerojmë këtë partneritet me një marrëveshje më të gjerë, duke krijuar mundësi për kompanitë tona dhe bashkëpunim më të thellë./Dosja.al
gideon sa’ar
Politike
12 Tetor 2026, 12:02
I.A
Gideon Sa’ar dhe Ferit Hoxha
TIRANË- Shqipëria dhe Izraeli kanë firmosur marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjith...
Politike
12 Tetor 2026, 14:54
I.A
Petrit Malaj dhe Justina Shiroka-Pula
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u takua sot me ambasadorin e R...
Politike
12 Tetor 2026, 14:41
E. D
Vullnet Sinaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka folur hapur lidhur me qëndrimin e tij ndaj Reformës Territo...
Politike
12 Tetor 2026, 13:21
E. D
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
PRISHTINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu gatishmërinë ...
Politike
12 Tetor 2026, 13:00
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat nga selia blu theksoi se nuk...
Politike
12 Tetor 2026, 12:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, i cili vendosi p&eu...
Politike
12 Tetor 2026, 12:27
I.A
Robert E. Hall dhe Michael Woodford
SUEDI- Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të &Ccedi...
Politike
12 Tetor 2026, 12:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë për zhvlerësimin rekord të euros në raport...
Politike
12 Tetor 2026, 12:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, ...
Politike
12 Tetor 2026, 11:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Gjyqi i dosjes “Partizani”, ku i përfshirë është kryedemokrati Sali Berisha, është...