Shiroka-Pula: Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik

12 Tetor 2026 | 15:38

Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Shiroka-Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën.

“Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Ambasadori Malaj thuhet se e ka uruar presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe ka shprehur shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

Shiroka-Pula dhe Malaj thuhet se u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e Daçiç për valëvitjen e flamurit serb mbi Prizren, reagimi i Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb...
11:20 | 12/10/2026

Zgjedhja e presidentes së Kosovës, Ambasada e SHBA: Të përkushtuar për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ambasada amerikane...
10:41 | 12/10/2026

E rëndë në Gjilan, vritet 29-vjeçari! Dyshohet se u qëllua nga babai i tij

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur...
08:17 | 12/10/2026