LIVE UPDATES
Aktualitet

BALFIN Group zgjeron partneritetin në tre tregje të Bashkimit Evropian

Ky zgjerim vjen pas suksesit të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku rrjeti pritet të numërojë 20 dyqane deri në fund të vitit 2026.

12 Tetor 2026, 15:42 Nga E.d
BALFIN Group zgjeron partneritetin në tre tregje të Bashkimit Evropian
Pamje

BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke shënuar një fazë të re në zhvillimin e markës daneze të njohur për konceptin e saj inovativ dhe kreativ të shitjes me pakicë në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Ky zgjerim vjen pas suksesit të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku rrjeti pritet të numërojë 20 dyqane deri në fund të vitit 2026. Hyrja në tregjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi është planifikuar për fillimin e vitit 2027. Duke u mbështetur në këtë përvojë dhe në performancën e lartë të arritur në tregjet ekzistuese, dy kompanitë kanë rënë dakord ta shtrijnë bashkëpunimin e tyre edhe në tre tregje të tjera evropiane.

Sipas marrëveshjes së re, BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen planifikojnë të hapin 87 dyqane në Rumani, Bullgari dhe Kroaci gjatë pesë viteve të ardhshme, duke nisur zgjerimin në Rumani dhe Bullgari në vitin 2027 dhe në Kroaci në fillim të vitit 2028.

Ky zgjerim përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjitë e rritjes së të dyja kompanive. Për BALFIN Group, zgjerimi konsolidon më tej pozicionin si një grup investimesh ndërkombëtar me aktivitet në 13 vende, duke përforcuar njëkohësisht strategjinë e ndërtimit të partneriteteve afatgjata me marka lider ndërkombëtare.

Për Flying Tiger Copenhagen, marrëveshja mbështet zgjerimin e vazhdueshëm global të markës dhe krijon një platformë të fortë për rritjen në tre tregje strategjike të Bashkimit Evropian, duke u mbështetur në partneritetin e konsoliduar me BALFIN Group.

Samir Mane, President i BALFIN Group, u shpreh: “Rezultatet e arritura me Flying Tiger Copenhagen kanë dëshmuar forcën e partneritetit tonë dhe potencialin për rritje të mëtejshme. Zgjerimi në Rumani, Bullgari dhe Kroaci e çon bashkëpunimin tonë në një nivel të ri dhe e sjell markën në tre tregje të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Për BALFIN Group, kjo marrëveshje pasqyron angazhimin tonë për të ndërtuar partneritete afatgjata dhe për të zhvilluar me sukses marka ndërkombëtare në një shkallë gjithnjë e më të gjerë evropiane.”

Julius Schmidt, Drejtor Menaxhues për IMEA, Flying Tiger Copenhagen, u shpreh: “Partneriteti ynë me BALFIN Group ka sjellë rezultate të shkëlqyera në tregjet ku aktualisht operojmë së bashku dhe zgjerimi në Rumani, Bullgari dhe Kroaci është një hap i natyrshëm në këtë drejtim. Këto janë tregje të rëndësishme për strategjinë tonë të rritjes në Evropë dhe ne shohim potencial të konsiderueshëm për konceptin Flying Tiger Copenhagen. Presim me kënaqësi të vijojmë të ndërtojmë mbi arritjet tona të përbashkëta dhe të sjellim përvojën tonë unike të blerjeve te një numër edhe më i madh klientësh në të gjithë rajonin.”

Ky zgjerim do të forcojë më tej praninë e Flying Tiger Copenhagen në rajon, duke krijuar njëkohësisht një platformë më të gjerë që do t'u mundësojë të dyja kompanive të eksplorojnë mundësi të reja rritjeje në tregjet evropiane./Dosja.al

balfin group flying tiger copenhagen tre tregje

Sondazh

Poll

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite