web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vota për "Territorialen"/ Deputeti Vullnet Sinaj zbulon çfarë fshihet pas vendimit

12 Tetor 2026, 15:53, Politikë CNA

Vota për "Territorialen"/ Deputeti Vullnet Sinaj zbulon

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, u shpreh sot lidhur me ndryshimin e qëndrimit të tij mbi votën për Reformën Administrativo-Territoriale.

Në një dalje televizive, Sinaj tha se nëse do të ishte deputet i pavarur në Kuvend, mund të kishte votuar kundër.

Sipas tij, koha do ta tregojë ndikimin e vendimit të marrë në seancën e fundit plenare.

“Nëse do të isha deputet i pavarur në Parlament, edhe mund ta kisha votuar kundër atë reformë. Banorëve të Selenicës, kam pasur një kontakt të vogël me një grup drejtuesish të PS në bashki që më kishin mirëkuptuar për vendimin tim, sepse të gjithë ishin të qartë se votimi kundër kësaj reforme do të thoshte që nuk ishim të qartë për ecurinë. Koha do ta tregojë, por njëkohësisht ishim të bindur që dukej sikur mbështetja për mos ta votuar vinte nga krahu i kundërshtarëve tanë politikë,” deklaroi Sinaj./CNA





Lajmet e fundit nga