Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, të cilën e ka uruar për marrjen e detyrës së re.
Përmes një postimi, Malaj ka shprehur urimet për sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Gjatë takimit, ambasadori shqiptar ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.
Malaj ka theksuar se konsolidimi dhe funksionalizimi i institucioneve do t’i hapë Kosovës një kapitull të ri përparimi, zhvillimi dhe mirëqenieje për qytetarët e saj.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës, në çdo hap të rrugëtimit të saj drejt së ardhmes evropiane”, është shprehur Malaj.
Lini një Përgjigje