Derbi Partizani-Tirana i zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin 'Air Albania' është shoqëruar me incidente e tensione mes dy tifozerive dhe u desh ndërhyrja e Policisë për të mbajtur situatën nën kontroll.
Tre persona janë proceduar penalisht dhe një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pas ndeshjes. Policia sqaron se një 25-vjeçar është proceduar penalisht pasi është konfliktuar me një 19-vjeçar pranë stadiumit, para fillimit të ndeshjes.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe dy të mitur, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën kapsolla dhe flakadanë, të cilat u sekuestruan.
Nga ana tjetër, Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur një kapsollë në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.





Komente
Komento