Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe deputeti Klevis Balliu jane përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Parlamentit. Vendimi u mor nga Komisioni i Etikës pas tensioneve në saance e 8 Tetorit, ku mazhoranca miratoi draftin për reformën territorial që parashikon shkrirjen e 15 Bashkive. Deputeti Klevis Balliu tha se vendimi është marrë nga Edi Rama, ndërsa deputeti Sajmir Korreshi tha se vendimi është në shkelje të rregullores.
SYRI
Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar me 60 ditë nga punet e Parlamentit, kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi dhe deputetin Klevis Balliu.
Ky vendim i mor pas tensioneve në Kuvend në seancën e 8 Tetorit, ku mazhoranca kaloi me 85 vita draftin për reformën territoriale që përfshin shkrijen e 15 Bashkive.
Pas vendimit të Komisonit të Etikës, reagoi edhe deputeti Klevis Balliu, i cili tha se vendimi është me urdhër të Edi Ramës, duke u shprehur se veza u cilësua mjet piroteknik, teksa shtoi se ishin deputetët e mazhorancës që qëlluan të parët me shishe në drejtim të deputetëvë të PD.
Deputeti Sajmir Korreshi argumentoi se vendimi i Komisionit të Etikës është në shkelje të rregullores
Seanca e 8 Tetorit u shoqërua me tensione brenda sallës, teksa jashtë Parlamentit qytetarët protestonin kundër shkrires së 15 bashkive.
© SYRI.net
SYRI TV/ Çmimet e ushqimeve 'varfërojnë' shqiptarët, Rama prezanton portalin 'pasqyra e çmimeve'
SYRI TV/ 'Narkos monedha e re zyrtare e Shqipërisë', Berisha: Miliarda euro u pastruan në ndërtim
'Kemi një narkoshtet', Cara: Në parlament vetëm një njeri voton dhe mendon - Të tjerët janë gishta të Ramës