Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim pas një incidenti në ndeshjen mes Partizanit dhe KF Tiranës, e zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania”.

Sipas njoftimit të policisë një 25-vjeçar i cili është vënë nën hetim, u konfliktua me 19-vjeçarin pranë stadiumit, pak para nisjes së ndeshjes ndërsa dy të miturve të tjerë iu gjetën kapsolla dhe flakadanë gjatë kontrollit fizik.

19-vjeçari i shpallur në kërkim dyshohet se hodhi një kapsollë në fushën e lojës.

Policia bëri të ditur se kontrollet dhe monitorimi i tifozëve u kryen në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Materialet procedurale për rastet e konstatuara i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë