web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haaland te Bayern? Presidenti ndez zërat

12 Tetor 2026, 16:05, Sport CNA

Haaland te Bayern? Presidenti ndez zërat

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka ndezur spekulimet duke mos përjashtuar një lëvizje të mundshme për yllin norvegjez, Erling Haaland.

Kjo deklaratë vjen në një moment delikat për skuadrën e Manchester Cityt, e cila është shpallur fajtore nga Premier League pas hetimeve të gjata financiare. Sipas raportimeve të para në Britani, klubi anglez rrezikon sanksione të rënda sportive, të cilat mund të çojnë deri në përjashtimin e tyre nga kampionati elitar dhe rrëzimin në disa divizione më poshtë.

Ky skenar drastik ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të kthejnë sytë nga yjet e Sitit, por kreu i klubit bavarez kërkon të mbajë një profil më të ulët për momentin.

Hajner ka bërë të qartë se pavarësisht vlerave të padiskutueshme të Erling Haaland, aktualisht ai nuk përbën një prioritet për gjermanët. Ai ka lavdëruar organikën e tij, duke theksuar forcën e sulmit aktual.

"Ne kemi Harry Kane, Olise dhe Luis Diaz, të cilët shënuan së bashku mbi 120 gola sezonin e kaluar", ka deklaruar numri një i Bayern.

Megjithatë, numri një i klubit ka lënë një derë të hapur për të ardhmen. "Nëse flasim për të ardhmen dhe situata ndryshon, atëherë do të shohim", ka shtuar Hainer. Një lëvizje e tillë do të kishte shumë kuptim sidomos po të merret parasysh faktori i moshës së Harry Kane.

Sulmuesi anglez do të mbushë 34 vjeç në korrik të vitit 2027, duke i lënë detyrë drejtuesve të Bayern të mendojnë që tani për një zëvendësues të denjë në majën e sulmit për vitet në vijim.

Pengesa më e madhe në këtë operacion të mundshëm mbetet ana kontraktuale. Haaland është i lidhur me Machester City me një kontratë afatgjatë, e cila skadon në qershor të vitit 2034, pasi sulmuesi nënshkroi një zgjatje 10-vjeçare në janar të vitit 2025.

Për momentin, mes dy klubeve nuk ka asnjë negociatë të konfirmuar zyrtarisht dhe çdo lëvizje mbetet thjesht në kuadrin e spekulimeve mediatike.

Por, nëse telashet financiare dhe sanksionet sportive të City kthehen në realitet, largimi i yjeve të tyre mund të shkaktojë një "tërmet" të vërtetë në tregun e ardhshëm të transferimeve, me Bayern të gatshëm për të përfituar nga situata.





Lajmet e fundit nga