web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Partizani merr vendimin drastik për trajnerin Bratu

12 Tetor 2026, 16:18, Sport CNA

ZYRTARE/ Partizani merr vendimin drastik për trajnerin Bratu

Florin Bratu nuk është më trajner i Partizanit. Klubi ka njoftuar largimin e teknikut rumun, së bashku me stafin e tij.

Vendimi vjen një ditë pas humbjes në derbi ndaj Tiranës me rezultatin 3-1. Kjo ishte disfata e tretë radhazi për Partizanin, që mban vendin e parafundit në kampionat.

Skuadra përkohësisht do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, i cili është trajner i Partizanit B.

Njoftimi i klubit

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit.

Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive.





Lajmet e fundit nga