Qeveria prezantoi sot platformën “Pasqyra e Çmimeve”, përmes së cilës qytetarët do të mund të krahasojnë online çmimet e produkteve në rrjete të ndryshme supermarketesh. Pjesë e kësaj platforme është edhe nisma “KURSE”, që parashikon uljen dhe mbajtjen të pandryshuara të çmimeve për 212 produkte ushqimore dhe të higjienës deri më 12 janar 2027.
Produktet me uljen më të madhe të çmimit në grupin ‘KURSE’ janë kripa e jodizuar 500 gramë dhe vezët që do të shiten me 15 lekë ose 40% më pak. Kurse produkti me uljen më të lehtë është sheqeri ku një kilogramë për 3 muaj do të kushtojë 69 lekë nga 70 lekë më parë.
Orizi dhe makaronat janë me çmime nga 4% deri 26%, më tej bulmeti është me ulje nga 4% deri 25%. Kurse vaji luledielli apo ulliri është me ulje 3-6%. Ndërsa tek higjiena, ka çmime 27-34% më të lira për artikuj shamposh apo sapunë të ndryshëm.
Lajmi kryesor:
Prezantohet ‘Pasqyra e Çmimeve’, 212 produkte me çmime fikse deri në janar! Rama: 1 mijë artikuj brenda vitit në platformë, gjoba kush spekulon







