Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ka kërkuar pushimin e ekzekutimit të dënimit për shkak të parashkrimit. Kërkesa është depozituar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), me argumentin se kanë kaluar 5 vite nga dhënia e vendimit. Llalla ndodhet në Itali, ku u largua përpara se dënimi i tij të merrte formë të prerë.
Ish-kryeprokurori u dënua në shtator, ndërsa vendimi u la në fuqi nga Apeli i Posaçëm. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidheshin me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani.
Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Pasi u largua nga Shqipëria, Llalla kërkoi azil politik në Itali, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.
Avokati i tij pati bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg me argumentin se Llala vuan nga një sëmundje e pashërueshme, por kjo kërkesë nuk u pranua.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Kryehajdutet i gjejne menyrat per ti shpetuar ligjit maskarejte denijne personat per hic gje e vete nuk I futet gjemb ne kembe
Përgjigju









Komente
Komento