E hënë, 12 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ku i ke lekët?” Familjari rrëfen tmerrin në banesë: Grabitësit e goditën nipin me pistoletë në kokë

Disa persona të maskuar dhe të prezantuar si punonjës policie kanë tentuar të grabisin një banesë në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Autorët dyshohet se kanë marrë rreth 3 milionë lekë të vjetra dhe katër telefona celularë.

Reklamë

Kryefamiljari Lorenc Zenellari rrëfen se grabitja zgjati rreth 15-20 minuta dhe se autorët e pyetën vazhdimisht për paratë.

Zenellari nënvizon se gjatë ngjarjes të maskuarit kanë kërcënuar familjarët dhe kanë goditur me armë nipin e të zotit të shtëpisë.

Reklamë

Lorenc Zenellari tregon se në banesë ndodheshin edhe 6 fëmijë të mitur, nga 3-4 muajsh deri në 10 vjeç, të cilët përjetuan momente frike.

Lorenc Zenellari: Nga ora katër e mëngjesit ka ndodhur kjo histori. Unë po flija gjumë. Fëmijët, të dy nipat e motrës janë me familje, kanë edhe fëmijë të vegjël. Unë po flija brenda edhe i kapën çunat. Ishin bërë si policë, sikur ishin policia. Unë po flija brenda në shtëpi, më erdhën katër veta brenda në shtëpi. Më thotë ai mua: “Mos lëviz, policia” I thashë: “O zotëri, ma nxirr maskën të të shikoj kush je, se nuk kam kundërshtim me ty si shtet. Në fillim më provokoi: “Ku e ke pistoletën? Lejen e armëmbajtjes? “Nuk kam,” i thashë. Thotë: “Po drogë”. Pastaj doli te muhabeti i lekëve: “Ku i ke lekët?” Më thoshte: “Çohu!” I thosha unë: “Nxirre maskën të të shoh në fytyrë”. Bërtisnin fëmijët, nwnws sime i ra tre herë të fik atje brenda në dhomë.

Zgjati 15 deri në 16 minuta. Pastaj lajmëruan policinë fqinjët këtu, erdhi policia. Pastaj erdhi nipi. Ky thoshte: “Unë do të vij me dajën”. Se nuk e dinim që ishin mafie, mendonim se ishin policia. Ai i tha: “Jo, rri ti”. I goditi djalit me pistoletë. Në atë moment ikën të gjithë, u shpërndanë.

Ishin 6  fëmijë të vegjël brenda, nga 10 vjeç e nga 3- 4 muajsh. U trembën fëmijët. Nuk kam dyshim se kush e ka bërë. Unë në shtëpi kam punuar gjithë jetën time. Në Greqi e kanë marrë vesh që ky çuni i filanit po mblidhte hekura e tashmë është bërë me shtëpi. Unë nuk ia fus gishtin njeriut se e ke bërë ti apo s’e ke bërë ti. Një person e ka bërë këtu për inat: Pse të bëhet ky më lart se unë?

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.