web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në garë me Mbappe dhe Yamal, kush është talenti maroken që po mahnit Spanjën

12 Tetor 2026, 16:41, Sport CNA

Në garë me Mbappe dhe Yamal, kush është talenti maroken

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në Spanjë me paraqitjet e tij me fanellën e Racing Santander, duke shënuar shtatë gola në tetë ndeshjet e para të kampionatit.

Ky efektivitet i lartë e rendit sulmuesin maroken në të njëjtin nivel me emra të njohur si Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Camello në listën e golashënuesve.

I lindur më 23 shkurt 2005 në Marrakesh, ai u formua në Akademinë Mohammed VI dhe e nisi karrierën te Union Touarga, përpara se të transferohej në Portugali te Famalicao.

Në shkurt të vitit 2026, Zabiri nënshkroi me klubin e Rennes deri në vitin 2029 dhe për sezonin 2026/27 u huazua te Racing Santander për të fituar minuta.

Sulmuesi fitoi famë ndërkombëtare në Kupën e Botës U20 në vitin 2025 në Kili, ku u shpall kampion bote me Marokun, duke shënuar pesë gola, përfshirë dy në finale ndaj Argjentinës.

Paraqitjet në këtë turne, ku fitoi edhe Topin e Argjendtë, i hapën dyert e kombëtares A të Marokut. Falë formës aktuale mjaft pozitive, Racing Santander po shqyrton tashmë mundësinë e një transferimi të përhershëm të lojtarit nga skuadra e Rennes.





Lajmet e fundit nga