Opozita kundër votimit elektronik, kreu i KQZ Celibashi takon përfaqësuesit e partive

12 Tetor 2026, 16:50Politika TEMA
Opozita kundër votimit elektronik, kreu i KQZ Celibashi takon

Opozita nuk e mbështet kërkesën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për zgjerimin e votimit elektronik për zgjedhjet lokale të 2027-ës.

Kryetari i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve Ilirian Celibashi, zhvilloi takim me aktorët politikë teksa bëri me dije se Partia Demokratike është pozicionuar kundër shtimit të bashkive që do të votojnë në mënyrë elektronike.

Gjithashtu u bë me dije se partitë e tjera mbështetën idenë, megjithatë rekomanduan zbatimin vetëm në disa bashki.

Celibashi theksoi se po vlerëson qëndrimet e partive politike, si dhe aspektet e tjera që lidhen me votimin dhe numërimin elektronik, përpara se të marrë një vendim per zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje