VIDEO/ Influenceri amerikan viziton restorantin e shqiptarit në Teksas, një video virale i ndryshon gjithçka

12 Tetor 2026, 17:00Lifestyle TEMA

Një vizitë e papritur nga një influencer amerikan i ushqimeve ka ndryshuar ecurinë e një restoranti shqiptar në Teksas, duke e kthyer atë në një destinacion të frekuentuar nga klientët pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.

Restoranti “Hani i Vjetër” është në pronësi të Tonit, një shqiptar nga Kosova, i cili, kur u vizitua për herë të parë nga krijuesi i përmbajtjes Chris, sapo kishte hapur biznesin dhe kujdesej vetë për gjithçka, nga përgatitja e ushqimit deri te shërbimi ndaj klientëve.

Chris provoi disa nga gatimet e restorantit, ndërsa ndër më të preferuarat e tij ishin qebapët dhe ajvari. Toni i shpjegoi se ushqimet përgatiten të freskëta dhe nuk ruhen në ngrirje.

Pas vizitës, influenceri publikoi videon në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi, duke grumbulluar miliona shikime dhe duke nxitur ndjekësit të vizitonin restorantin për të provuar vetë ushqimet ballkanike.

VIDEO/ Influenceri amerikan viziton restorantin e shqiptarit në Teksas,

Por ajo që nisi si një vizitë e zakonshme u kthye në një promovim të papritur për biznesin e shqiptarit. Sipas raportimit të Telegrafit, pas suksesit të videos, klientët nisën të shkonin në “Hani i Vjetër”, ndërsa disa prej tyre publikonin edhe fotografi nga vizitat e tyre.

Chris u rikthye më pas në restorant për të provuar gatime të tjera, mes tyre gullashin. Këtë herë, Toni nuk ishte më vetëm në biznes: rritja e punës e kishte detyruar të punësonte edhe staf të ri për të përballuar fluksin.

Një moment që mori vëmendje ishte edhe kur Chris tentoi të paguante për ushqimin, por Toni nuk ia pranoi paratë. Pronari i tregoi se i biri i kishte kërkuar të mos e linte të paguante nëse do të vizitonte restorantin.

Lini një Përgjigje