Anila Denaj lejoi pesticidet e ndaluara të përdoren në Shqipëri
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh. Ajo është marrë n&...
Ministri saudit i Energjisë, princi Abdul Aziz bin Salman, ka paralajmëruar një përgjigje serioze ndaj sulmeve të fundit të lë...
Përfundon seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve, Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Pir...
Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë paralajmëruar drejtuesit evropianë të mbrojtjes se Rusia po shton për...
Violinisti shqiptar Beng Bakalli është dënuar me 3 vite burg në Francë, 1 me liri me kusht dhe me 1.1 milion euro gjobë për...
Enesi 16 vjeçar do të përcillët këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së pamas...
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cilit Prokuroria e Korçës, në fillim të vitit 2025, ngriti akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në dy episode në formën e bashkëpunimit me 4 persona të tjerë. Fillimisht, dënimi i dhënë nga gjyqtarët Valjona Haxhiraj, Eda Dika dhe Gentiana Shukullari për këtë zyrtar policie ishte me 11 vite burgim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e këtij dënimi në masën 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.
Vetë Pasho, gjatë procesit gjyqësor, nuk e ka pranuar akuzën e trafikut të drogës, duke pretenduar se ai vetëm kishte “shpërdoruar detyrën”. Por ky version nuk u konsiderua i besueshëm nga Gjykata e Korçës.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i Pashos në Shqipëri, Elton Grabocka, fillimisht u dënua me 13 vite burgim për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Grabocka, në përfundim, u dënua me 8 vite e 8 muaj burgim. Kurse dy bashkëpunëtorët e tjerë, Lorenco Lika dhe Ervin Ibi, janë arrestuar në Greqi, duke u hetuar dhe dënuar nga Gjykata e Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi.
Mësohet se gjatë periudhës kur ka ndodhur trafikimi i lëndëve narkotike, më 27 nëntor 2023 dhe 6 maj 2024, Stiljan Pasho mbante postin e zv/drejtorit të Kufirit në qarkun e Korçës. Duke shfrytëzuar detyrën e tij, ai shkonte fizikisht vetë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe, me urdhrat e jashtëligjshëm që u jepte eprorëve të tij në këtë pikë kontrolli doganor, kishte kthyer këtë portë kufitare me Greqinë në një autostradë për trafikantët e drogës.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, zyrtari i Policisë së Shtetit, Stiljan Basho, në këtë veprimtari kriminale ka bashkëpunuar me 3 trafikantë nga Korça, si Elton Goskova, Lorenco Lika dhe Ervin Ibi. Mësohet se, në episodin e parë, Stiljan Pasho bashkëpunoi me Lorenco Likën dhe Ervin Ibin, ku, pas kalimit nga dogana e Kapshticës të një mjeti tip “Passat”, në të cilin ishin futur 26 kg hashash, Lika dhe Ibi u arrestuan më pas në pikën kufitare të “Kristalopigy” në Greqi.
Ndërkohë, në episodin e dytë është arrestuar Elton Grabocka së bashku me zv/shefin e Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho, duke u akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Në të dyja rastet e trafikimit të drogës, zyrtari i policisë, Stiljan Pasho, ka qenë vetë i pranishëm në ambientet e pikës kufitare të Kapshticës.Sipas dosjes hetimore, gjatë qëndrimit të tij, ai ka urdhëruar vartësit e tij të ushtrojnë kontrolle të imtësishme te disa makina të tjera, duke shmangur pikërisht kontrollet mbi dy automjetet, brenda të cilave kishte prezencë droge.
Zv/drejtori i ka urdhëruar vartësit e tij që të kryenin kontroll të detajuar, duke u shprehur: “...Shikojeni mirë këtë djalin dhe kontrollojeni mirë këtë makinë...”.
Në këtë moment, ata kanë ndaluar mjetin tip “Mercedes-Benz”, me ngjyrë gri, lloji “CLK”, dhe kanë ushtruar kontroll të detajuar në pjesë të ndryshme të mjetit dhe, në përfundim të kontrollit, e kanë kaluar në skaner.
Gjatë kohës që policët kanë qenë duke përpiluar dokumentacionin për skaner për mjetin “Mercedes-Benz”, në kabinën e regjistrimit në dalje ka qenë një mjet tip “Passat”, ngjyrë gri, Volkswagen, targa e të cilit nuk i kujtohet, dhe, në momentin që ishte duke marrë dokumentet e skanerit te kabina e vijës së dytë, Stiljan Pasho është afruar te makina “Passat”, te kabina e kontrollorit. Pasi drejtuesi ka bërë regjistrimin, ka lëvizur në drejtim të daljes së RSH-së dhe, në momentin që ka nisur lëvizjen, shef Stiljan Pasho i ka bërë me dorë për të vazhduar.
Pasi mjeti ka mbërritur te kabina, ka ndaluar për një moment dhe, në këtë kohë, ka mbërritur edhe shef Stiljani, të cilit drejtuesi i mjetit i është drejtuar me fjalët: “...Do vish dhe ti me ne...”, ndërsa shef Stiljani i është përgjigjur me fjalët: “...Vazhdoni, po të keni gjë, më merrni në telefon...”, duke i bërë me shenjë me dorë që të vazhdojë.
Pasi mjeti u largua, shef Stiljani u ka thënë vartësve të tij se personat ishin të njohur të tij dhe se do të shkonin në Greqi për të paguar një gjobë./eltonqyno
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posa&...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas grabitjes së ndodhur në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne. Qyteta...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur d...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit, në Devoll...
Debati për draftin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale rrezikon të mbetet tek pyetja më e gabuar që mund të bëh...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh. Ajo është marrë n&...
Përfundon seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve, Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Pir...
Policia Rrugore në Tiranë ka intensifikuar kontrollet për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët. Gja...