BE, masa kundër platformave që synojnë të transmetojnë ekzekutimin e të dënuarit në SHBA

12 Tetor 2026 | 17:10

Bashkimi Evropian paralajmëroi sot platformat dixhitale që të mos transmetojnë drejtpërdrejt ekzekutimin e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të një burri të dënuar për vrasjen e ushtarëve amerikanë.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi se ekzekutimi i 56-vjeçarit Nidal Hassan, autorit të sulmit që vrau trembëdhjetë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në një bazë ushtarake në shtetin e Teksasit në vitin 2009, do të transmetohet drejtpërdrejt. Hassan do të ekzekutohet nga një skuadër speciale.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka komentuar publikisht për këtë plan të paprecedentë.

Çfarë vlen për Evropën?

Sipas rregullave dixhitale të BE-së, platformat duhet të “zbatojnë me kujdes rregullat e tyre të përdorimit”, shpjegoi zëdhënësi i Komisionit, Thomas Rainier.

“Meta ndalon në mënyrë të qartë transmetimin e drejtpërdrejtë të ekzekutimeve të dënimit me vdekje, ndërsa X dhe TikTok ndalojnë përmbajtjen që është tronditëse ose që glorifikon dhunën”, theksoi ai.

Rainier tha se nuk kishte asnjë koment mbi atë që po bënin platformat në SHBA.

«Por në Evropë kemi rregulla të qarta», shtoi ai, duke iu referuar Aktit Evropian të Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili merret, ndër të tjera, me luftimin e përmbajtjes së paligjshme.

Nëse rrjetet nuk i përmbahen kërkesave, BE-ja do të përdorë fuqitë që i janë dhënë nga rregulloret e saj dixhitale për të parandaluar transmetimet drejtpërdrejt.

Administrata Trump shpesh i kritikon këto rregulla, duke i konsideruar ato një mjet “censure” – një akuzë që Bashkimi Evropian e hedh poshtë kategorikisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz refuzon marrëveshjen SHBA-Rusi për naftë

Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi sot marrëveshjen e administratës amerikane me Rusinë për eksportet e naftës dhe përjashtoi mundësinë që Evropa të mbështesë çdo marrëveshje...
16:00 | 12/10/2026

Francë, dhuna përshkallëzohet në protestat e studentëve, plagosen 8 mësues

Të paktën tetë anëtarë të stafit arsimor u plagosën të hënën gjatë protestave të nxënësve të shkollave të mesme në Francë, njoftoi Ministria e Arsimit....
14:39 | 12/10/2026

Shefi i inteligjencës çeke: Rusia mund të kryejë operacione më të rrezikshme në shtetet e NATO-s

Kreu i shërbimit çek të sigurisë, Michal Koudelka u shpreh të hënën se Rusia mund të përdorë operacione më të rrezikshme në shtetet anëtare të...
14:18 | 12/10/2026