Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të hedhjes së ujit dhe vezëve në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe socialistëve gjatë votimit të Reformës Territoriale. Tabaku thekson se në Kuvend ruhen standarde të dyfishta, pasi sipas saj shumë shkelje të deputetëve të mazhorancës janë toleruar. ‘Shqipëria ka nevojë për një Parlament ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë. Sot, fatkeqësisht, ka një shumicë që i përdor ato sipas interesit: si mburojë për veten dhe si kamzhik ndaj opozitës. Ndërkohë, shkeljet e deputetëve të mazhorancës janë toleruar. Është i njëjti Parlament që sajoi procedura për të mbrojtur mandatin e ish-zëvendëskryeministres dhe që sot përdor çdo mjet për të goditur opozitën.’